Futboll

Asllani në qendër të merkatos, “sirena” angleze për mesfushorin

Kristjan Asllani është një prej emrave më të lakuar në këtë merkato verore, me mesfushorin shqiptar i cili është në qendër të vëmendjes.

Mesfushori është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit qershor, ndërsa për të ka pasur zëra interesimi nga Milan dhe Inter, por së fundmi për Asllnain ka “sirena” angleze.

Së fundmi, nga “ishulli” bëhet me dije se Newcastle ka hyrë në garë për shërbimet e shqiptarit dhe anglezët kërkojnë të jenë konkretë, pasi së fundmi kanë kërkuar një takim me agjentin e mesfushorit.

Një takim i cili pritet të ndodhë javën e ardhshme dhe bëhet fjalë për një skuadër që është në ndërtim e sipër, pasi Newcastle kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive për sezonin e ri dhe Asllani shihet si një përforcim i rëndësishëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency