Featured

Asnjë problem për Real Madrid, kampionët fitojnë me poker ndaj Celta Vigo-s

Real Madrid mori fitoren e dytë në La Liga duke mundur në transfertë Celta Vigon, që ishte e pafuqishme ndaj kampionëve në fuqi. Pas suksesit të një jave më parë, skuadra e Ancelotit shkatërroi 1-4 jashtë fushe Celtën, në një 90-minutësh ku nuk pati shumë histori.

Karim Benzeza zhbllokoi rezultatin fillimisht në të 14-ën, por vetëm 9 minuta më vonë Iago Aspas vendosi ekuilibrin përsëri, duke iu përtgjigjur kapitenit të Realit të Madrdit po nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, galaktikët shkuan në dhomat e zhveshjes në avantazh, pasi 4 minuta para fundit të pjesës së parë Luka Modric arriti që të shënonte golin e dytë në portën e Celta Vigos.

Në pjesën e dytë kroati shërbeu saktë për Vinicius Junior, i cili realizoi golin e tretë për Realin, që në vijim arriti që ta gjente rrugën e rrjetës dhe me Valverden.

Gjashtë pikë të plota për Realin që ndan vendin e parë me Osasunën dhe Real Betis, ndërsa Celta Vigo mbetet në kuotën e vetëm 1 pikë, e i duhet të presë ende për të marrë të parën fitore në këtë edicion të ri futbollistik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency