Serie A

Asnjë ultimatum për Spallettin, Marotta e konfirmon, por ka një emër të ri për stolin e Interit!

Pavarsisht krizës së rezultateve në këtë fillim 2019-te, drejtuesit Interit në fund të takimit të humbur me rezultatin 0-1 ndaj Bolognas në San Siro i kanë konfirmuar edhe njëherë tjetër besimin trajnerit Luciano Spalletti. Në dhomat e zhveshjes në San Siro pas sfidës ndaj skuadrës kuqeblu ka patur një takim mes administratorit të deleguar Beppe Marotta dhe Luciano Spallettit që ka zgjatur rreth 20 minutë dhe në të cilin trajneri ka marrë konfirmimin nga drejtuesit zikaltër të cilët i kanë të ditur të punojë i qetë dhe se ndeshja e rradhës ndaj Parmës nuk është si një ulmatimatum për të, për t’u rikthyer me çdo kusht te fitorja. Gjithsesi në rast të një tjetër rezultati negativ dhe sidomos nëse skuadra nuk reagon duke shfaqur një tjetër nivel loje, me shumë gjasa Spalletti do të shkarkohet nga stoli i Interit, është e bindur për këtë Gazzetta Dello Sport. Sipas të përditshmes italiane Spalletti nëse nuk kthen faqe i ka të numëruara orët në stolin zikaltër, madje pasuesi i tij mund të jetë një ish hero i tripletës. Bëhet fjalë për argjentinas Esteban Cambiaso i cili ka punuar si ndihmës i Jose Pekerman te Kolumbia dhe mund të marrë drejtimin e Interit deri në fund të këtij sezoni për t’u pasuar më pas nga një mes Antonio Contes ose Jose Mourinhos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency