Aston Villa nuk ndalet në merkato, futbollisti i radhës vjen nga Arsenali
Pasi gjeti zgjidhjen e duhur me Steven Gerrard në pankinë, Aston Villa ka lëvizur shumë edhe në merkato, duke afruar disa futbollistë për kompletimin e ekipit dhe për të provuar arritjen e një vendi në zonën europiane të renditjes.
Kështu më i fundit që vihet nën urdhrat e Steven Gerrard është mbrojtësi i Arsenalit, Calum Chambers, i cili ka firmosur me klubin e Aston Villës deri në verën e 2025-ës dhe është gati për të dhënë kontributin e tij.
Chambers është emri i radhës, pasi më herët Aston Villa arriti të firmosë me brazilianin Philippe Coutinho nga Barcelona, francezin Lucas Digne nga Evertoni dhe portierin suedez Robin Olsen, i ardhur në huazim nga Roma.
Aston Villa pozicionohet në vendin e 11 me 26 pikë, deri në këtë pikë të sezonit në Premier League, megjithatë me afrimet në merkaton e janarit, do të provojë të ngjitet ndjeshëm, pasi tashmë Gerrard ka një organikë më të kompletuar, me futbollistë më cilësorë dhe ekspertë për të garuar për objektiva më të mëdha se mbijetesa.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



