“Atalanta arbitër i titullit”, Gasperini paralajmëron Milanin
Interi ka varur shpresat te një skuadër zikaltër për titullin kampion dhe bëhet fjalë pikërisht për Atalantën, që fundjavën e ardhshme do të jetë mysafire në “San Siro” për t’u përballur me Milanin, në një sfidë mjaft të rëndësishme si për fatin e kampionatit, ashtu edhe për atë të vetë bergamaskëve, që duan një vend në zonën Europa League të renditjes.
Trajneri Gian Piero Gasperini refuzoi të quajë Atalantën e tij si “arbitre të titullit”, por tha se bergamaskët janë arbitra të vetes së tyre, pasi do të kërkojnë maksimumin për të arritur objektivin e vetëm që u ka mbetur.
“Ne duhet të jemi arbitra të vetvetes, pasi na duhen pikë për objektivin tonë. Do të luajmë ndaj një skuadre që ka bërë shumë mirë këtë kampionat dhe a pret një takim vendimtar për të dy ekipet. Megjithatë duam fitoren dhe duhet të përgatitemi sa më mirë për t’ia dalë”, u shpreh Gasperini.



