Atalanta bën pazar te Udinese, gati firma me anësorin francez
Brandon Soppy është një hap larg Atalantës. Lojtari pritet që të kryejë vizitat mjekësore sot ose maksimumi nesër.
Mbrojtësi ka kontratë deri në 2026-ën me Udinesen, me të cilën u bashkua verën e 2021-shit, por nga mediet italiane raportohet se akordi mes palëve është arrirë.
20-vjeçari francez do të transferohet kështu te skuadra e dytë italiane, pasi para Udineses ka qenë pjesë e Rennes. Ndërkohë duhet theksuar se vlera aktuale e kartonit të Soppy është 5 milionë euro.




