Kupa e Italisë

Atalanta-Fiorentina përballen sot për të përcaktuar finalisten e dytë

Pas Lazios, Kupa e Italisë do të mësojë mbrëmjen e sotme edhe finalisten tjetër, që do të përcaktohet në sfidën mes Atalantës dhe Fiorentinës, në Bergamo, në orën 20:45.

Sfida e parë e zhvilluar në “Artemio Franchi” të Firences, përfundoi me një barazim spektakolar 3-3, që favorizon disi më tepër Atalantën, për këtë takim të sotëm.

Kjo pasi në Bergamo, do t’i duhet pikërisht Fiorentinës së Montellës, që të marrë iniciativën e para, në kërkim të fitores, që do ta kalonte në finale.

Megjithatë ndaj Atalantës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bergamaskët po kalojnë një moment fantastik dhe po luftojnë për një vend në zonën Champions.

Mbrëmë Lazio fitoi me rezultatin minimal 0-1 në “San Siro” përballë Milanit, duke siguruar kalimin në finalen e Kupës së Italisë, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency