Serie A

Atalanta fiton me vuajtje, tani e vetme në vendin e katërt

Atalanta e bëri edhe më interesante garën për një vend në zonën Champions, pasi mposhti Udinesen në sfidën e javës së 34-t dhe u rikthye në vendin e katërt, por këtë herë e vetme, pa Milanin.

Zikaltrit vuajtën jo pak përballë skuadrës nga Friuli dhe arritën të gjejnë golat e fitores vetëm në 10 minutat e fundit ,kur fillimisht ishte De Roon që zhbllokoi me 11-metërsh dhe më pas kroati Pasaliç dyfishoi me një gjuajtje nga jashtë zone.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në vendin e katërt me 59 pikë, 3 më pak se Interi i vendit të tretë dhe një më shumë se Roma e vendit të pestë, ndërsa 4 javë nga fundi i kampionatit, gara për një vend në zonën Champions, është më e ndezura në Itali.

Vlen të theksohet se dy futbollistët shqiptarë të Atalantës, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, e nisën sfidën nga stoli, ndërsa mbrojtësi u hodh në fushë vetëm pak minuta para se të vinte goli i avantazhit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency