Atalanta godet në merkato, paguan 17 milionë euro për 19-vjeçarin e talentuar
Atalanta përforcohet në sulm, pasi ka firmosur me danezin e talentuar Rasmus Hojlund. Ky i fundit është pjesë e Sturm Graz, megjithatë zikaltrit kanë vendosur të paguajnë 17 milionë euro për të blerë kartonin dhe Hojlund pritet të zbarkojë sot në Bergamo për vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë.
I rritur te Copenhagen, sulmuesi 19-vjeçar ka një prezencë të konsiderueshme fizike, pasi është 1.93 metra i gjatë dhe gjatë kohës së qëndrimit te klubi austriak ka shënuar 12 gola në 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet.
Me Hojlund, Napoli mund t’i hapë rrugën shitjes së njërit mes Muriel dhe Zapatës, me këtë të fundit që ka oferta si nga Seria A, ashtu edhe nga Premier League dhe është gati për të provuar një tjetër aventurë.



