Featured

Atalanta konfirmon Gjimshitin, mbrojtësi rinovon me bergamaskët

Berat Gjimshiti do të vazhdojë të jetë pjesë e Atalantës për të paktën edhe tre vite të tjerë. Kjo sepse mbrojtësi i kombëtares sapo ka zyrtarizuar marrëveshjen për rinovimin e kontratës me bergamaskët deri në vitin 2026.

29-vjeçari është pjesë e italianëve prej sezonit 2018-2019 dhe gjithnjë e më shumë perfomancat e tij kanë ardhur në rritje duke e shndërruar në një lider të prapavijës së trajnerit Gian Pierro Gasperini.

Gjimshiti edhe në këtë sezon është konsideruar si një titullar i palëkundshëm i formacionit ndërsa ka koleksionuar 23 paraqitje në elitën e futbollit italian. Pas zyrtarizimit të kontratës së re, mbrojtësi është shprehur tejet i lumtur dhe krenar që do të vazhdojë të mbetet pjesë e Atalantës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të zgjas kontratën me Atalantën dhe do të vazhdoj të jem pjesë e tyre. Mezi pres që së bashku me shoqërinë të arrijmë sukseset e radhës”, theksoi shkurtimisht Gjimshiti.

Në këtë sezon, Atalanta e futbollistit shqiptar ruan një ecuri pozitive në kampionat teksa kërkon një nga katër vendet e para të kampionat për t’u kualifikuar sërish në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm ndërsa nga ana tjetër, bergamaskët kanë edhe impenjimin në çerekfinalen e Ligës së Europës ndaj Leipzig.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency