Merkato

Atalanta ndihmon Andrea Pirlon, huazon në Turqi ish-shokun e Manajt

Andrea Pirlo e nisi me humbje aventurën turke në krye të Karagumruk. Ish-mesfushori i madh italian firmosi për një vit me klubin e Superligës, që dështoi 2-4 në takimin hapës të kampionatit ndaj Alanyasporit.

Drejtuesit e klubit turk kanë siguruar akordin me Atalantën për huazimin e Ebrima Colley, cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Spezia, aty ku kishte shok ekipi Rey Manajn.

22-vjeçari nga Gambia luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues krahu. Lojtari afrikan ka zbarkuar në Stamboll për të kryer testet mjekësorë dhe për t’u prezantuar te klubi i ri.

Colley kërkon minuta për të luajtur, ndërkohë që Atalanta shpreson që ai të bëjë mirë tek ekipi i Andrea Pirlos për t’u rikthyer më pas në Serie A verën e ardhshme.

Karagumruk luan ndeshjen e radhës në kampionat përballë Besiktasit në stadiumin “Vodafone Park”, sfidë e programuar për datën 21 gusht.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency