Serie A

Atalanta përmbys Parmën, zona Champions jo vetëm një ëndërr

Atalanta mori një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme, në transfertë me Parmën, që e afron me zonën Champions, që nuk është më thjesht një ëndërr.

Bergamaskët triumfuan 1-3 në “Tardini”, ku treguan forcë karakteri, edhe pse u befasuan që në minutën e 8-të nga goli i Gervinho.

Formacioni i Gasperinit, me portierin Berisha dhe mbrojtësin Berat Gjimshiti në stol, reagoi me mjaft zgjuarsi duke barazuar rezultatin në minutën e 24-t me Pasalic, ndërsa në fraksionin e dytë shënoi dygolësh për Atalantën Zapata (75’ dhe 90+4’).

Paka para se të mbyllej koha e rregullt, Gasperini hodhi në fushë në mbrojtje të rezultatit Berat Gjimshitin në vend të Mancinit.

Atalanta me këtë sukses shkon në kuotën e 48 pikëve, vetëm 3 më pak se Milani i vendit të katërt.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency