Serie A

Atalanta “shokon” Romën, Berisha në superformë

Roma nuk di më të fitojë. Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, humbjes ndaj Juventusit dhe barazimit ndaj Sassuolos skuadra e Di Francescos bëri një tjetër hap fals. Atalanta e Gasperinit surprizoi sërish teksa pas Napolit në Kupë mposhti edhe në Romën brenda në Olimpico për kampionat me rezultatin 2-1. Cornelius dhe De Roon e çuan rezultatin në 0-2 në favor të bergamaskëve brenda 19 minutave të para duke shokuar Romën që në këtë sfidë luante pa nga dy mesfushorët titullarë, Nainggolan dhe De Rossin. Në fundin e pjesës së parë gjithsesi gjërat u komplikuan për miqtë pasi De Roon mori kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari. Megjithatë edhe pse kishte në dispozicion një pjesë loje për të përmbysur shifrat, Roma në pjesën e dytë realizoi vetëm një gol me Dzekon duke pësuar një tjetër humbje e 4-ta në këtë sezon në Serinë A. Për të ruajtur fitoren Atalanta duhet të falenderojë edhe Etrit Berishën që në pjesën e dytë bëri disa ndërhyrje shpëtimtare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency