La Liga

Atletico-Gabi, bashkëpunim edhe për një sezon tjetër

Pjesë e Atletico Madrid që nga vitit 2011, Gabriel Fernandez Arenas, i njohur ndryshe si Gabi, do të vazhdojë të qëndrojë te “Los Colchoneros” të paktën edhe për një sezon tjetër. Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në 2018-ën, por sipas mediave spanjolle, kapiteni ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe pritet të firmosë deri në qershor të vitit 2019. Zyrtarizimi i kontratës së re me shumë mundësi të bëhet gjatë javës në vazhdim. Gabi ëhstë një futbollist i rritur në akademinë e Atleticos, por u shkëput për 5 sezone nga “bardhekluqtë” duke u huazuar fillimisht te Getafe dhe transferuar me pas në 2007-ën te Zaragoza. Prej më shumë se 7 sezonesh është shndërruar lojtar shumë i rëndësishëm për “Los Colchoneros”, ku dëshiron të mbyllë karrierën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency