La Liga

Atletico Madrid bie në Katalunjë, pëson humbjen e parë sezonale

Në pritje të El Clasicos mesditën e të shtunës, në Spanjë është luajtur një tjetër përballje Katalonjë-Madrid, mes Espanjolit dhe Atletico Madridit. Skuadra e Simeones ka pësuar humbjen e parë në kampionat, pas 17 javësh, ndërsa është mposhtur me rezultatin 1-0.

Vendimtar ka qenë një gol i Garcias, në minutën e 88′, që i ka dhënë 3 pikët katalanasve të Espanjolit. Nga ana tjetër, Atletico Madrid humbi një mundësi mjaft të mirë për t’iu afruar më shumë Barcelonës, që nesër luan një nga sfidat më të vështira të sezonit.

Më herët, Betis u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Athletic Bilbao. Baskët shënuan nga një gol për çdo pjesë, ndërsa vendasit luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency