Atletico Madrid e gjen te Ajaxi, pasuesin e Griezmann!
Paraqitjet e mira të David Neres këtë sezon me Ajaxin, kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Nëse fillimisht për sulmuesin brazilian ishin Barcelona apo Real Madrid që bënë një sondazh, tashmë interesimi për të është konkret dhe pikërisht nga një klub tjetër spanjoll. Bëhet fjalë për Atletico Madrid që në verë përgatitet të humbasë Antoine Griezmann. Pikërisht Neres shikohet nga trajneri i “Los Colchoneros” si zëvëndësuesi ideal i francezit, largimi i të cilit pritet të lërë gjurmë në Wanda Metropolitano. Simeone mendon të bëjë një ofertë për 22-vjecarin, kontrata e të cilit me Ajax përfundon në qershor 2022.



