Atletico Madrid fiton me Espanyolin, u ngjitet pas Barçës e Realit
Fitore me përmbysje e Ateticos së Madridit në fushën e saj ndaj Espanyolit. Edhe pse katalanët shënuan të me Darder në “Wanda Metropolitano”, “Los Colchoneros” përmbysën gjithçka, duke barazuar shifrat në fundin e fraksionit të parë me Correan, për të volsur më pas shifrat në 3-1 me golat e Moratës dhe Kokes.
Ky sukses i Atleticos erdhi pas dy barazimeve radhazi, çka bën që diferenca me dy kryesuesit, Barcelonën dhe Real Madridin të jetë vetëm një pikë. Githsesi, dy gjigantët e futbollit spanjoll kanë zhvilluar një ndeshje më pak, pasi El Clasico është shtyrë për datën 18 dhjetor.
Sevilla mori një fitore të rëndësishme 1-2 në derbin e Andaluzisë me Betisin. Për Sevillan shënuan Ocampos dhe Luk de Jong, ndërsa për Betisin barazoi përkohësisht rezultatin Loren.
Në sfidat e tjera të kësaj të diele u arritën këto rezultate:
Mallorca – Villarreal 3-1
Ath Bilbao – Levante 2-1
Getafe – Osasuna 0-0



