La Liga

Atletico Madrid hedh në gjyq Barcelonën për Griezmann

Atletico Madrid po pergatitet t’i paraqesë Fifas një ankesë për Barcelonen. Arsyeja është sulmuesi Antoine Griezmann për të cilin mësohet se është kontaktuar nga katalanasit pa dienine e Los Colchoneros  me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2022. Ishte deklarata e  zyrtarit Guillermo Amor gjatë kësaj jave që nxiti reagimin e drejtuesve madrilen për të kërkuar marrjen e masave nga FIFA . Amor deklaroi se Bartomeu dhe Griezmann kanë një marrdhenie të mirë , gjë që rrit mundesinë e bisedave paraprake për transferimin tek blaugranat. Sipas burimeve tek klubi kryeqytetas  thuhet se 26-vjeçari do të nënshkruajë me Barcelonen në merkaton e vitit të ardhshëm, por nuk është e sigurtë nëse marrveshja do te arrihet nëse FIFA vendos të marrë masa ndaj katalanasve. Një ankesë e ngjashme ndaj klubit të Bartomeut eshte bërë edhe nga skuadra braziliane e Gremios, që akuzoi blaugranat pasi drejtori sportiv Robert Fernandez u fotografua me yllin e ekipit brazilian i cili kishte veshur fanellën e Barcelonës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency