Atletico Madrid në rënie të lirë, rrjeta e Oblak “përkëdhelet” me lehtësi këtë sezon
Atletico Madrid po kalon një nga sezonet më të vështira në vitet e fundit, me ekipin e Simeones që vijon “të lundroj Ënë një det të trazuar”. Humbja në ndeshjen e fundit përballë Levantes la një shije jo të mirë, kjo jo vetëm për faktin se skuadra humbi akoma dhe më shumë terren në garë për titullin kampion, por u kthye në ekipin e parë që nuk shënon në portën e Levantes, e për më tepër, rrjeta e Oblak po “perkëdhelet” me shumë lehtësi, duke sinjalizuar një rënie në mbrojtje, në një nga pikat më të forta të Atletico-s dhe Simeone-s.
Në Spanjë, asgjë nuk kalon lehtë dhe natyrisht forma e “Los Colchoneros” ka marrë vëmendje. Mediat spanjolle analizojnë se problemi kryesor i skuadrës së Simeone-s është mesfusha, pasi ky repart nuk krijon më asgjë dhe është tërsisht e lexueshme. Me kapitenin Koke, i cili nuk po kalon një sezon të mirë, De Paul larg pritshmërive, Kondogbia nën nivel dhe me Lemar që krijon shumë pak, te madrilenët askush nuk guxon të krijojë, duke ulur cilësinë e skuadrës dhe duke krijuar shumë hapsira, të cilat në këtë sezon kundërshtarët i kanë shfrytëzuar në maksimum. Ajo çfarë është risi dhe natyrisht jo për mirë, është lehtësia më të cilën Atletico ndëshkohet, pasi në vitet e fundit, shënimi në portën e Oblak nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë sa në këtë edicion dhe në ndeshjet e fundit. Në këtë sezon Atletico numëron 7 humbje dhe në total ka pësuar plot 34 gola, diçka e tillë nuk ndodhte në tre sezonet e fundit dhe është vetëm gjysma e dytë e këtij sezoni.
42 gola të shënuar, por skuadra nuk ka një lider, duke humbur shumë edhe në repartin e sulmit. Simeone krenohet vetëm me Correa-n, i cili mban statusin e golashënuesit të skuadrës, me 10 gola të shënuar, i ndjekur nga Luis Suarez me 8 gola.
Objektivi i vetëm për Atletico Madrid është zona Champions, një realitet i prekshëm, ndërsa, fokusi nuk është vetëm kampionati, pasi madrilenët janë ende në Europë, në Champions dhe në një sezon të vështirë, Atletico dhe Simeone duhet t’i bëjnë logaritë mirë, pasi misioni për të mbrojtur titullin kampion në La Liga tashmë është një mision i mbyllur.



