Champions League

Atletico Madrid niset drejt Lisbonës, dy futbollistë të infektuar me koronavirus (Emrat)

Dy futbollistë të Atleticos së Madridit rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, duke bërë që skuadra spanjolle të tronditej në prag të nisjes për në Lisbonë, ku do të marrë pjesë në “Final 8” e Ligës së Kampionëve.

Menjëherë të gjithë futbollistët dhe stafi i Los Colchoneros iu nënshtruan një testi të dytë, i cili konfirmoi se përveç dy futbollistëve, të gjithë të tjerët nuk janë të infektuar nga koronavirusi dhe mund të udhëtojnë drejt Portugalisë.

Më pas ishte vetë klubi madrilen, që zbuloi se futbollistët e infektuar janë Angel Correa dhe Sime Vrsalkjo, të cilët janë vendosur menjëherë në karantinë në banesat e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka udhëtuar drejt Lisbonës.

Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone do të zbresë në fushë më 13 gusht, kur do të përballet me gjermanët e Leipzig, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency