La Liga

Atletico mposht Getafen, Sevilla 5 gola Levantes

Atletico Madridi bëri detyrën në sfidën e shtëpisë me Getafen për javën e 21-të të Primera Division, duke fituar pastër 2-0. Antoine Griezmann dhe Saul shënuan 10 minuta nga njëri-tjetri në “Wanda Metropolitano” (27’ dhe 37’), duke e mbyllur praktikisht sfidën që në pjesën e parë. “Los Colchoneros”, të ndikuar edhe nga rezultati, thjesht administruan lojën në pjesën e dytë, ndërsa në fundin e takimin, Dakonam dhe Cabrera u ndëshkuan me kartonë të kuq (dy të verdha), me Getafen që e mbylli sfidën me dy lojtarë më pak.

Më herët Sevilla shpërtheu me një fitore të thëllë 5-0 ndaj Levantes, duke ndryshuar pozitivisht pas një serie të gjatë pa fitore. Ish-skuadra e Armando Sadikut rezistoi mirë pa pësuar gol në pjesën e parë, por gjatë 45 minutave të dyta u shpërfytyrua tërësisht duke u ndëshkuar plot 5 herë nga Ben Yedder, Silvan, Vasquez, Sarabia e Promes (dy golat e fundit pas goditjeve të 11-metërshave). Atletico me këtë sukses i ushtron presion Barcelonës (ka dy pikë më shumë), që luan këtë të diel në fushën e Gironas, ndërsa andaluzët parakalojnë, të paktën përkohësisht Realin, që udhëton drejt Katalunjës për t’u përballur me Espanyolin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency