Merkato

Atletico refuzon ofertën marramendëse të “Djajve të Kuq” për “yllin” portugez

Joao Felix është një “xhevahir” të cilin Atletico e Madridit nuk dëshiron të humbë kurrsesi. Klubi madrilen ka refuzuar një shumë të majme për kartonin e portugezit, as më shumë e as më pak se 135 milionë euro.

Kur shefit ekzekutiv të “Los Colchoneros”, Miguel Angel Gil Marín, iu paraqit mbi tryeza oferta e Manchester United, nuk iu desh asnjë minutë për t’u menduar. Përgjigja e tij ishte e prerë: Joao Félix nuk është në shitje. As për atë shumë, që i kalon 127.2 milionët që klubi bardhekuq i pagoi Benfikës në verën e vitit 2019 për transferimin e tij.

Drejtori Ekzekutiv i Atleticos nuk pati asnjë tundim, ai ka qenë mbrojtësi më i madh i “yllit” portugez, për të cilin mendon se do të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Joao Felix shkëlqeu në ndeshjen e parë të La Ligas, përballë Getafes, duke asistuar në të tre golat e “Los Colchoneros” të shënuar nga Morata (2) dhe Griezmann.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency