Atmosferë e jashtëzakonshme para ndeshjes, tifozët “e djegin” me këngë patriotike (Video)
Atmosferë e jashtëzakonshme përballë Piramidës, ku edhe ka nisur grumbullimi i tifozëve të shumtë kuqezi, të cilët janë gati të “ndezin” atmosferën në stadiumin “Air Albania”.
Siç shihet edhe në videot e Supersport, atmosfera është ndezur shumë herët dhe tifozët janë tashmë entuziastë para se të mbërrijnë në stadium, ku pritet që të “shpërthejë vullkani kuqezi”.
Këngët patriotike në sfond kanë shërbyer për të rritur ndjeshëm entuziazmin, teksa për herë të parë të gjithë tifo-grupet do të shfaqen bashkë në të njëjtën tribunë, për të dhënë edhe një mesazh bashkimi.



