Conference League

Atmosferë fantastike në “Fadil Vokrri”, Llapi nuk ia del të përmbysë Buduçnostin

Llapi nuk ia del të bëjë përmbysjen e madhe ndaj malazezëve të Buduçnostit. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga Podujeva ishte përballë misionit të vështirë për të zhvlerësuar humbjen 2-0 në ndeshjen e parë.

Megjithatë në minutën e 23-të ishin malazezët e Buduconstit ata që gjetën golin e avantazhit me anë të sulmuesit Djukanovic, i cili komplikoi edhe më shumë punën për skuadrën e Llapit.

Megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pasi klubi nga Podujeva fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë sulmuesi brazilian Firmino, në minutën e 43-të. Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm për Laçin, por Djukanovic kaloi sërish në avantazh malazezët në minutën e 63-të.

Albion Kurtaj riktheu edhe njëherë baraspeshën për Llapin, në minutën e 71-të, ndërsa në shtesë Alidemaj pati shansin të shënojë golin e fitores, por gaboi nga pika e bardhë, duke lënë në fuqi rezultatin 2-2, që lë jashtë Europës klubin nga Podujeva.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency