Atmosferë pozitive te Partizani, Brown e Trashi projektohen titullarë
Skuadra e Partizanit vijon me intensitet përgatitjet për përballjen e kthimit në Champions League ndaj Qarabagu. Grupi është stërvitur i plotë nën drejtimin e trajnerit Franco Lerda dhe stafit të tij. Seanca e kësaj të shtunë kishte përgjithësisht karakter tekniko taktik dhe është zhvilluar paradite në stadiumin e Kamzës. Gjendja fizike e lojtarëve rezulton optimale dhe të gjithë janë në dispozicion të tekniku Lerda.
Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive, kjo falë edhe paraqitjes së mirë që ekipi dhuroi në përballjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Sfida e kthimit Qarabag-Partizani do të zhvillohet të mërkurën, më datë 17 korrik, ora 19:00, në stadiumin “Dalga Arena” në Baku.
Tekniku i Partizanit pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, sigurisht pa cënuar strategjinë e lojës. Lorenc Trashi me shumë mundësi do të luajë titullar në vend të Trashit, ndërsa Brown mund të luajë si “pykë”, duke tërhequr Çinarin, ndërsa Mensah projektohet në stol. Këto janë vetëm lëvizjet paraprake, pasi deri në ditën e ndeshjen situata mund të ndryshojë, në varësi të formës që do të shfaqin futbollistët në stërvitje.




