Tenis

ATP Basel, Federer kualifikohet mes drithërimave, avancojnë edhe Del Potro e Cilic

Djali i shtëpisë vuan por në fund mes vështirësive të shumta ia del të kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut të Baselit. Roger Federer djerësiti jo pak për të mposhtur në set final francezin Adrien Mannarino dhe për të vazhduar aventurën e tij në turneun 500 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Basel të Zvicrës në shtëpinë e mbretit “Roger” dhe që po transmetohet live në Supersport. Federer i cili kërkon titullin e tij të 8-të në Basel triumfoi 2-1 me sete në 1 orë e 44 minuta lojë përballë Mannarinos dhe tashmë do të sfidojë në gjysmëfinale belgun David Goffin që nga ana e tij eliminoi në 2 sete amerikanin Jack Sock. Edhe gjysmëfinalja tjetër premton spektakël pasi përballë njëri-tjetrit do të jenë Marin Cilic dhe Juan Martin Del Potro. Tenisti kroat kaloi me shumë vështirësi në set final hungarezin Fucsovics, ndërsa argjentinasi Del Potro u imponua po 2-1 me sete ndaj spanjollit Roberto Bautista Agut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency