Tenis

“ATP Finals”, pas Federer vjen dhe suksesi i parë i Zverev, mposht 2-1 Cilic

Përmbushi pritshmëritë në sfidën e tij debutuese në “Atp Finals” edhe talenti gjerman i tenisit Alexander Zverev, i cili në 2 orë e 7 minuta lojë iu imponua 2-1 me sete (6-4, 3-6 dhe 6-4) kroatit Marin Cilic. Në setin e parë 20-vjecari shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit të tij në shërbim që në gejmin e parë, duke fituar 6-4. Në setin e dytë ishte Cilic që iu kundërpërgjigj, duke e thyer Zverevin në shërbim në gejmin e dytë, por në setin final, edhe pse kroati mori avantazhin në gejmin e tretë, gaboi në të gjashtin dhe të 10-tin, duke e nisur me humbje turneun. Federer dhe Zverer kryesojnë Grupin B me nga një fitore respektivisht ndaj Sock dhe Cilic, ndërsa sot luhen dy përballjet e para të Grupit A, Nadal – Goffin dhe Thiem – Dimitrov.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency