Europa League

Aubameyang jashtë listës së Barcelonës për Europa League-n? Ja arsyet

Pavarësisht se është lojtari i zgjedhur për të zgjidhur problemet në sulm, Barcelona mund të mos e përfshijë Pierre-Emerick Aubameyang për ndeshjet e Europa Leagues-s. “Blaugranat” kanë afruar katër futbollistë në janar (Dani Alves, Aubameyang, Ferran Torres dhe Adama Traoré), por rregullorja e UEFA-s parashikon që maksimumi tre lojtarë të rinj të afruar në janar mund të përfshihen në listë për garat evropiane. Sipas Marca-s, sulmuesi nga Gaboni mund të mbetet jashtë.

Alves duhet të përfshihet, sepse Barcelona ka disa probleme të shumta në mbrojtje. Përveç kësaj, ai është një futbollist me përvojë të madhe. Ferran Torres përfaqëson bastin e së ardhmes për “blaugranat”, ndaj duhet të jetë kundër Napolit.

Adama Traoré është në huazim deri në qershor, ndërsa ish-sulmuesi i Arsenalit ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Mes të dyve duhet zgjedhur i pari, sepse i nevojitet më pak kohë për t’u përshtatur. Pra, favorit për të qëndruar jashtë do të ishte ish-sulmuesi i Topçinjve dhe Borussia Dortmund.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency