La Liga

Aubameyang një “përbindësh”, tani Barcelona ka një lider në sulm

82 minuta lojë, 3 goditje dhe 3 gola, ishin këto numrat personal të Pierre-Emerick Aubameyang ndaj Valencia-s në “Mestalla”. 32-vjeçari ishte në lartësinë e duhur, duke marrë vëmendjen maksimale te Barcelona, por gjithashtu, sulmuesi nga Gaboni, tani më ka arritur të shënojë në 4 kampionate të ndryshme ose më saktë në katër nga pesë ligat kryesore Europiane, në Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe tani më në La Liga.

139 minuta në La Liga dhe ish-i i Arsenalit tregoi të gjithë potencialin e tij, duke ndihmuar skuadrën e Xavi-t, të dalë me kokën lartë nga Valencia. Sezoni i sulmuesit, nisi në “ishull” me Arsenal, por me kalimin e javëve marrëdhënia e tij me teknikun Arteta u kris dhe Aubameyang doli jashtë planeve. Në këtë sezon, Auba ka shënuar katër gola në Premier League, ndërsa për herë të fundit kishte shënuar tre gola në një ndeshje, në 14 shkurtin e vitit të kaluar ndaj Leeds UTD.

Kjo ishte prezenca e tij e tretë në La Liga me Barcelonën, por ishte e para si titullar dhe sa i përket statistikave, Aubameyang, kthehet shumë vite pas në kohë, pasi në të njëjtën mënyrë e nisi rrugëtimin disa vite më parë te Borussia Dortmund, duke shënuar një tregolësh ndaj Augsburg në gushtin e vitit 2013.

I kanë mjaftuar vetëm 3 ndeshje, pak minuta dhe 3 gola, për të ngjitur shumë shkallë, pasi Aubameyang tani është i treti në listën e golashënuesve te katalanasit, pas Depay që kryeson me 8 gola dhe L. de Jong me 4 finalizime dhe duke barazuar, F. de Jong, Ansu Fati dhe Araujo në koutën e 3 golave.

Pavarësisht moshës apo pikëpyetjeve në momentin e transferimit në “Camp Nou”, Aubameyang ka arritur të marrë vemendjen e duhur dhe të fitojë “dashurinë” e popullit blaugrana dhe pse ndoshta vonë, mund të jetë momenti për epokën “Auba” te Barcelona.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency