AUDIO/ “Nuk bëhemi dele”, Veliaj: A ka burrni kjo sallë? Do i kthejmë fëmijët në mish për top
Andi Verçani, drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, deklaroi gjatë konferencës së sotme për shtypin se kryetari i Bashkisë Tiranë ka zhvilluar një mbledhje me delegatët me të drejtë vote për zgjedhjen e kryetarit të ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, aty ku i ka kërcënuar nëse nuk votojnë zotin Eduard Prodani.
Ja disa nga fjalët e qytetarit të parë të kryeqytetit në videon që zgjat 27 minuta: “Shumë faleminderit për prezencën sot. Është dhe jashtë mase se është ditë e diel, ditë për të ndejt me kalamajtë, me familjen, bashkëshortët por nuk do ishim mbledhur sot, edhe unë i pari nëse nuk do e kishim menduar që kjo është gjë shumë e rëndësishme.
Një nga arsyet që më ka sjellë sot është edhe një kritikë nga të gjithë ju, në mos nga të gjithë, nga shumica prej jush që më keni thënë: ‘’Lali i ke bërë gjithë gjërat, vetëm te ne nuk je përfshirë, nuk ia ke dalë’’. Të jem i sinqertë, këto 6-7 vite ka pasur shumë drama qyteti, ka pasur situata, pandemia, tërmeti, shkollat, kopshtet, çerdhet, sheshi, liqeni, ujësjellësi, domethënë drama pafund.
E mendova edhe si aksioner i Tiranës, aq sa kemi, 34%, por edhe si pronar i shumicës së terreneve të shoqatave, nuk mund të rrija indiferent. Unë them se kur je aksioner i shtëpisë tënde, duhet të flasësh për shtëpinë tënde dhe kur je pronar i një pjese të shtëpisë tënde, duhet të flasësh për shtëpinë, kështu që unë kam vendosur të flas sot.
Kjo histori ka kaluar dhe kufijtë e Shqipërisë dhe do merren edhe disa njerëz të tjerë, që edhe po të duam ne të ndalojmë sot, edhe ne të themi stop të gjithë, do bëhemi dele dhe do dorëzohemi për një mandat të gjashtë, edhe po të duam nuk e bëjmë dot se ka ikur nga dora jonë, kështu që pyetja është: ‘Jemi burra? Kemi fuqi? Kemi moral? Na skuqet fytyra kur shkojmë në shtëpi? Kur takohemi me fëmijët, kemi një lloj sedre?
Fëmijët që kemi do i kthejmë në gjeneratën tjetër që shkon mish për top për këta apo do i dalim për zot? Them që ka ardhur koha me i dalë zot. Në qoftë se ka burrni në këtë sallë, në këtë dhomë, në gjithë këta njerëz, duhet ta tregojmë nesër”, deklaroi Veliaj.
Audio e plotë e mbledhjes:



