Serie A

Ausilio: Largimet në verë? Çdo ekip tjetër do kishte marrë fund…

Interi pësoi ndryshime të shumta në verë. Kampionët e Italisë shitën Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin, Antonio Conte u largua nga drejtimi i skuadrës, teksa erdhi edhe largimi i detyruar i Christian Eriksen.

Në stol u ul Simone Inzaghi, i cili u prit me skepticizëm të madh nga populli zikaltër. Gjithsesi, trajneri 45-vjeçar uli kokën dhe deri tani ka zhvilluar një punë fantastike.

Interi i këtij sezoni është një ekip që luan më bukur, kryeson Serie A dhe ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-vë në Champions League. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka folur rreth ndryshimeve dhe situatës që po kalon ekipi nga Milano.

Nuk e kemi humbur në asnjë moment shpirtin e garës, u pamë në sy me njëri-tjetrin dhe deklaruam se na pret një malore e madhe për t’u kapërcyer, por e bukura e këtij sporti është që ekziston gjithmonë mundësia e radhës.

Situata u pikturua shumë më keq se sa ishte, nuk mund të dorëzohemi që në vështirësinë e parë. Humbja e një trajneri si Conte dhe një lojtari si Hakimi, por edhe e Lukakut dhe Eriksen më pas, mund të kishin vrarë këdo, por jo Interin”, deklaroi Ausilio.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency