Ausilio me mision në Madrid, tenton huazimin e dy lojtarëve të Realit
Inter po kërkon përforcime te Real Madrid. “Los Blancos” kanë një kontingjent të pasur lojtarësh dhe në verë disa prej tyre do të shiten ose huazohen.
Nga një situatë e tillë po tentojnë të përfitojnë kampionët e Italisë. Drejtori sportiv i klubit zikaltër, Piero Ausilio ka udhëtuar drejt Madridit.
Objektivat janë dy: huazimet e Dani Ceballos dhe Luka Jovic. Mesfushori spanjoll dhe sulmuesi serb nuk bëjnë pjesë në planet e Carlo Ancelottit.
Drejtuesi i Interit po bisedon me homologët spanjollë në lidhje me dy lojtarët, që sezonin e ardhshëm mund t’i shohim nën urdhrat e Simone Inzaghit.




