Ausilio në Londër, zbulohet objektivi
Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ështe mbrëmjen e sotme në Londër, për të ndjekur nga afër sfidën mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Objektivi i njeriut të merkatos në klubin zikaltër, është të monitorojë nga afër mesfushorin turko-gjerman, Yilkay Gundogan, i cili pritet të largohet nga City në fund të sezonit.
Interi është një ra prej skuadrave që ndjek me interes Gundogan, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30-35 milionë euro.



