Futboll

Ausilio: Nuk ka probleme me rinovimin e Icardit

Pak para fillimit të sfidës mes Napolit dhe Interit, drejtuesi i zikaltërve ka folur për rinovimin e kapitenit Icardi.

“Nuk kemi asnjë problem me rinovimin e tij. Icardi është i lumtur te Inter dhe ne duam ta mbajmë fort. Shpejt do të vijë edhe kontrata e re”, tha ai.

Ausilio komentoi edhe rrëfimin e Insignes, që nuk ishte përzgjedhur nga Interi, gjatë një testi, kur ishte ende fëmijë.

“Nuk e mbaj mend çfarë kemi bërë atëherë me Insignen, por nëse vjen tani të bëjë një provë, e sigurt që do ta mbajmë”, tha duke qeshur drejtori i Interit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency