Ausilio: Reali? Icardi nuk e “braktis” projektin e Interit
“Problemi i madh për Realin e Madridit do të jetë ta bindë Mauro Icardin që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Këto janë fjalët e Piero Ausilios, drejtorit sportiv zikaltër, i cili nuk e sheh aspak shqetësues interesimin e mundshëm të “Los Blancos” për sulmuesin argjentinas.
“Dua të sqaroj se Reali nuk na ka trokitur në portë për Icardin. Futbollisti ka kontratë afatgjatë me ne dhe nuk është nevoja për ta bindur të qëndrojë. Ai dëshiron të ndihet i rëndësishëm me këto ngjyra, është kapiten dhe synon të fitojë trofe me këtë fanellë. Icardi nuk besoj se do ta braktiste projektin e Interit.”



