Tenis

Australian Open, Kenin-Muguruza finalja e madhe te femrat

Surpriza të mëdha në kategorinë e femrave në Australian Open. Kështu numri 15 i botës, tenistja nga Shtetet e Bashkuara Sofia Kenin që si rezultatin e saj më të mirë në turnetë e Grand Slam-it kishte raundin e katërt në Roland Garros siguroi finalen e madhe, teksa befasoi në fazën gjysmëfinale pikërisht numrin 1 në rruzull Ashleigh Barty. 21-vjecarja me origjinë ruse i anuloi tenistes australiane dy mundësi për setin hapës në tie break, si dhe disavantazhin 5-3 në setin pasardhës, për të fituar katër game-t e fundit të ndeshjes, si dhe gjithë takimin me rezultatin 7-6, 7-5 në 1h 45′ lojë. Ash Barty e përfundoi sfidën me 33 goditje fituese dhe plot 36 gabime, ndërsa “Sonya” në krahun tjetër ndonëse regjistroi vetëm 16 goditje fituese triumfoi falë qetësisë dhe zotësisë që tregoi në pikët e rëndësishme të ndeshjes. Në duelin përmbyllës Kenin do të masë forcat me tenisten spanjolle Garbine Muguruza, që nga ana e saj eliminoi në vetëm dy sete finalisten e vitit 2018 në Melbourne Park, rumunen Simona Halep. Në gjysmëfinalen e dytë numri 32 i botës i anuloi dy mundësi për setin hapës tenistes ballkanase, për të mbyllur llogaritë me set point-in e tretë në dispozicion 10-8 në tie break, ndërsa në setin pasardhës 26-vjeçarja iberike rikuperoi dy herë disavantazhin e një game me break për të mbyllur takimin në mënyrë identike si Kenin, duke rekuperuar rezultatin 3-5 për të marrë katër game-t e fundit rresht dhe përfunduar krejt ndeshjen me shifrat 7-6, 7-5 në diçka më tepër se dy orë lojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency