Autokritikë e Manchester City-t, me moral të lartë në supersfidën me Liverpoolin
Manchester City në krizë? Absolutisht jo. Kampionët në fuqi të Anglisë pas dy humbjeve radhazi me Crystal Palace dhe Leicester City reaguan me një fitore bindëse 1-3 në fushën e Southamptonit.
Një ndeshje e zgjidhur që në pjesën e parë nga skuadra e Pep Guardiolës, që e bënë të pavlefshëm golin e vendësve.
Rezultatin e zhbllokoi David Silva që në minutën e 10-të, pas një punë të shkëlqyer të Mahrez nga e djathta e sulmit.
Barazimi në të 37-tën i Hojbjerg ishte i përkohshëm, pasi autogoli i Ëard-Proëse në minutën e fundit të pjesës së parë dhe finalizimi i Sergio Agueros nëm shtesë shuan shpresat e Southamptonit për rezultat pozitiv.
Citizens rivendosën diferencën prej 7 pikësh me Liverpoolin, rival të cilin do të presën në “Etihat” më 3 janar, në përballjen e titullit në Premier League.
Nga ana tjetër Southamptoni është jashtë zonës së rënies nga kategoria vetëm falë golaverazhit më të mirë se Burnley.



