Aventura e parë si trajner në Itali, “ish”-i i Interit firmos me ekipin e fundit
Sampdoria shkarkoi Marco Giampaolon pas humbjes shtëpiake ndaj Monzës. Ekipi dorian renditet në vendin e fundit në Serie A, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar teknikun e ri.
Ai është Dejan Stankovic, ish-mesfushori i njohur, i cili gjatë karrierës si futbollist u aktivizua me skuadra si Interi dhe Lazio.

44-vjeçari nga Beogradi ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse arrihet objektivi mbijetesë.
Kjo do të jetë aventura e dytë si trajner për Stankovic, që nis në fundjavë me përballjen në transfertë ndaj skuadrës së Bolognas.




