Premier League

Aventura me Chelsea përfundon një vit para, mesfushori del lojtar i lirë

Chelsea dhe Ross Barkley janë ndarë mes tyre me konsensus. Mesfushori anglez kishte edhe një vit kontratë me klubin londinez, por nuk ishte më pjesë e planeve të Thomas Tuchel dhe tani ka dalë lojtar i lirë.

28-vjeçari, autor i 33 ndeshjeve dhe 6 golave me kombëtaren angleze, u ble nga Chelsea për 16.8 milionë euro nga Evertoni në verën e vitit 2018. Ai shënoi 12 gola gjatë aventurës në “Stamford Bridge”, teksa fitoi tre trofe.

Duam të falënderojmë Ross për kontributin e dhënë te Chelsea. I urojmë suksese në pjesën e mbetur të karrierës”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit anglez.

Barkley e kaloi sezonin e fundit i huazuar tek Aston Villa, ndërkohë që nga kontrata me Chelsea ai përfitonte rreth 200 mijë paund në javë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency