Merkato

Aventura në Madrid drejt fundit, Hazard afër rikthimit në Londër

Eden Hazard mund të rikthehet në Premier League, kampionat ku zhvilloi shtatë sezone fantastike me Chelsea. Real Madrid shpenzoi 115 milionë euro për kartonin e lojtarit belg në verën e vitit 2019, por aventura në La Liga nuk po shkon ashtu siç ishte menduar.

Shumë dëmtime gjatë këtyre dy viteve dhe pak efikasitet për lojtarin ofensiv, i cili nuk po ia del të fitojë një fanellë titullari tek ekipi i Carlo Ancelottit. Blerja e tij nuk ka dhënë efekt pozitiv dhe Hazard, autori i një goli dhe dy asisteve këtë sezon, pritet të rikthehet në ishull.

Arsenali është një nga klubet më të interesuara për belgun (116 ndeshje dhe 33 gola me kombëtaren e “Djajve të Kuq”). Footmercato raporton se drejtuesit e klubit londinez kanë nisur bisedimet e para me homologët e Realit.

“Los Blancos” kërkojnë shitjen e tij të plotë, ndërsa tek Arsenali duan të marrin Hazard në huazim me të drejtë blerje për një shumë që duhet përcaktuar, ndërkohë që kanë filluar bisedimet edhe me agjentin e lojtarit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency