Kosovë

Aventurë e re për portierin e Kosovës, City përfshin klauzolën e veçantë

Arijanet Muric e kaloi sezonin e fundit i huazuar në Turqi tek Adana Demirspor, skuadër që drejtohet nga italiani Vincenzo Montella.

“Gardiani” dhe titullari i përfaqësueses së Kosovës, ka edhe dy vite kontratë me Manchester City. Aktivizimi me kampionët e Anglisë është një mision i pamundur për momentin, dhe 23-vjeçari dardan do të transferohet te Burnley.

Ekipi anglez nuk e evitoi dot rrëzimin në Championship, por sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit anglez.

Drejtuesit e Burnley do të paguajnë rreth 3 milionë paundë për kartonin e Muric, ndërkohë që në akordin me Manchester City është vendosur edhe një klauzolë riblerjeje.

“Cityzens” besojnë te kualiteti i portierit të Kosovës (26 ndeshje) dhe janë gati ta rikthejnë në “Etihad Stadium” në të ardhmen nëse paraqitet mirë me skuadrën e re.

Muric do të jetë lojtari i tretë që kalon nga Manchester City te Burnley pas huazimeve të Taylor Harwood-Bellis dhe CJ Egan-Riley.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency