Azpilicueta kërcënon Liverpoolin: Duam tu heqim titullin si në 2014-ën!
Ashtu siç bëri në vitin 2014-të, 5 vite më vonë, Chelsea synon t’i prishë sërish planet Liverpoolit, duke i vendosur një tjetër stërkëmbësh në garën për titull. Ndryshe nga 2014-ta kur luanin thjeshtë për stastistika këtë herë Blutë e Londrës luajnë për një objektiv madhor që është kualifikimi në Champions League dhe sfida e Anfield Road ndaj Liverpoolit është pengesa më e vështirë për Chelsean në këtë fund sezoni për të siguruar një vend në 4-shen e parë. Megjithatë në kampin e skuadrës së Sarrit janë optimistë. Mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta ka bindjen se Chelsea mund t’i prishë punë Liverpoolit dhe mund të largohet me një rezultat pozitiv nga Anfield Road. “ E mbaj mend atë fitore të para 5 viteve në Anfield e cila na ka lumturuar pa masë. Gjithsesi objektivi ynë nuk është të pengojmë Liverpoolin në garën për titull por thjeshtë të luajmë sa më mirë ndeshjen tonë pasi kemi nevojë për pikë. Duhet të tregojmë të njëjtin soliditet të ndeshjeve të fundit dhe të mbrohemi mirë pasi Liverpooli ka një sulm vërtet të frikshëm. Kemi treguar në këtë sezon se dimë ta mundim Liverpoolin, prandaj kam besim”, deklaroi Cesar Azpilicueta i cili është pjesë e Chelseat që nga vera e vitit 2012, kur Blutë e Londrës e blenë nga Marseille për 8,8 milionë euro.



