Champions League

Babai, Onana, skema dhe Pique/ Lautaro: Super Inter, Barça vuajti ndaj nesh

Lautaro Martinez zhvilloi një ndeshje madhështore përballë Barcelonës, ekip ku mund të ishte transferuar kohë më parë. Sulmuesi argjentinas realizoi një gol të bukur në barazimin 3-3 që afron Interin me kualifikimin në Champions League, ndërkohë që po aq i bukur ishte edhe asisti i golit të tretë i ekipit italian (Gosens).

25-vjeçari i krijoi një mundësi të shkëlqyer edhe Kristjan Asllanit, por mesfushori shqiptar dështoi përballë Ter Stegen, moment ku i mungoi edhe altruizmi. Lautaro punoi fort, vrapoi dhe sakrifikoi pafund, bëri presing, krijoi panik te mbrojtja katalanase dhe ndëshkoi Barçën nëpërmjet kualitetit që zotëron.

Pas ndeshjes u shfaq tepër i lumtur, ndërkohë që zbuloi se goli i tretë nuk erdhi rastësisht, pasi një skemë të tillë me portierin Andre Onana dhe gjermanin Robin Gosens e praktikojnë shumë në stërvitje, aty ku ai dhe shokët e tij i kanë provuar shumë herë veprime të cilat i konkretizuan saktësisht në Spanjë.

https://twitter.com/i/status/1580352884759490560

Topi i marrë nga Onana dhe pasimi im për Gosens, është një skemë të cilën e praktikojmë shumë në stërvitje. Andre (Onana) ka një shkelmim të shkëlqyer të topit. Edhe Robin bëri shumë mirë me sprintin e tij drejt sulmit. Pique ishte gjithashtu pak i hutuar dhe kështu ne shënuam”.

Më pas një dedikim i veçantë për golin: “Jam i lumtur, golin ia dedikoj babait tim që feston ditëlindjen dhe familjes sime. Ky turne është i bazuar në detaje. Jam shumë i lumtur, sidomos për performancën në pjesën e dytë. E vumë në vështirësi Barcelonën”, deklaroi Lautaro Martinez, i cili numëron 4 gola dhe 2 asiste mes kampionatit dhe Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency