Bacca, Montella-s: Zoti mund të vonojë, por nuk harron kurrë!
Shumë janë hidhëruar dhe të tjerë janë gëzuar nga shkarkimi i Vincenzo Montella-s për rezultate të dobëta nga posti i trajnerit të Milanit. Por ka nga ata që ndjesinë që i ka dhënë ky lajm kanë dashur ta ndajnë me të tjerët. Më konkretisht, nuk ka mundur të përmbahet ish-sulmuesi kuqezi, Carlos Bacca, aktualisht pjesë e Villarrealit në Primera Division. Sulmuesi kolumbian ka postuar në Tiwitter një mesazh, të cilin tifozët e Milanit nuk e kanë të vështirë për ta kutpuar se thumbon Montella-n.
“Zoti mund të vonojë, por nuk harron kurrë”.
Ishte pikërisht “Aeroplanthi” që e skarcoi sulmuesin gjatë merkartos së verës, duke i besuar në majën e sulmit dyshesh Andre Silva-Kalinic. Më këtë mesazh Bacca tregon se ende nuk e ka kapërdirë vendimin e tashmë ish-trajnerit kuqezi për ta larguar.




