Badelj drejt “divorcit” me Fiorentinën, do një skuadër të madhe
Për Milan Badelj “martesa” me Fiorentinën duket të jetë drejt fundit, pasi mund të përfundojë në qershor, muaj kur futbollistit i skadon kontrata me skuadrën vjollcë. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kanë bërë maksimumin për ta bindur mesfushorin të rinovojë kontratën, por dëshira e kroatit është që të transferohet në një skuadër të madhe ku mund të luajë në Champions League dhe ofertat nga ekipe të ndryshme për 29-vjeçarin nuk mungojnë.



