Kategoria Superiore

Bakaj: Derbin ta fitojë Tirana, s’po e mendoj rikthimin

Elis Bakaj deklaroi në lidhjen me “Zona Gol” se dëshiron që Tirana ta fitojë derbin, pasi kjo është në të mirën e futbollit shqiptar. Ai tha se nuk ka ndërmend, të paktën për momentin, të kthehet në Shqipëri.

Rikthimi në Superiore: “Nuk e kam menduar rikthimin. Dua të vazhdoj sa më shumë të jetë e mundur jashtë Shqipërisë. Sigurisht që mosha nuk është në favorin tim. Këtu ndihem shumë mirë. Tirana? E kam pasur nder që të jem pjesë e Tiranës”.

Futbolli në Bjellorusi: “Këtu ka më shumë të ardhura. Skuadrat kanë buxhete nga 7-8 milionë euro, ndërsa Bate Borisov i kalon 10 milionë eurot. Gjithsesi, unë e kam përmendur në një intervistë ne Bjellorusi se kampionati shqiptar ka futbollistë shumë të mirë. Çdo vit 2-3 lojtarë kapërcejnë në liga të tjera evropiane”.

Këshilla për Halilin para derbit: “Ai ka një eksperiencë shumë të madhe në futbollin shqiptar, e di shumë mirë se si ta karikojë ekipin. Partizani do ta fitojë kampionatin, në mos këtë javë, javën tjetër. Mendoj se do ishte mirë që të fitojë Tirana dhe të dilte nga kjo situatë. Kështu i gjithë futbollit shqiptar fiton”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency