Kategoria Superiore

Bakaj: Keqardhje për episodin e golit, por bëra detyrën

Elis Bakaj u bë protagonist i një goli mjaft të kontestuar në ndeshjen Luftëtari-Kukësi, për shkak të konfuzionit që u krijua në momentin e shënimit. Vetë sulmuesi shpjegon situatën, ndërsa shpreh keqardhje, që e akuzojnë për mungesë ‘Fair Play’.

“Në fakt, gjyqtari po na bënte me shenjë të vijojmë lojën, sepse nuk kishte vërshëllyer ai, ndaj i kërkova topin Gurit dhe godita drejt portës. Ajo vërshëllimë e ardhur nga jashtë ndikoi fillimisht te Guri, që edhe pse ishte i vetëm me portierin, e ndali aksionin dhe më pas te mbrojtja e Luftëtarit. Unë jam lojtar korrekt, por në rastin konkret bëra vetëm detyrën, duke goditur në portë, pasi gjyqtari sqaroi situatën”, tha sulmuesi tiranas i Kukësit.

Bakaj vlerësoi edhe kundërshtarët dhe u shpreh se nën drejtimin e Likës do të dinë të prodhojnë lojë të bukur dhe rezultate. Sulmuesi premtoi se skuadra e Kukësit do të jetë pretendojë mbrojtjen e titullit, ndërsa dha garanci se mund të rivalizojë me Skënderbeun.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency