Bakaj shënon dhe kualifikon Shakthyor Soligorsk në finalen e Kupës!(Video)
Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në futbollin bjellorus. Sulmuesi shqiptar rezultoi përcaktues edhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Bjellorusisë duke ndihmuar skuadrën e tij Shakhtyor Soligorsk të siguronte kualifikimin në finalen e këtij kompeticioni. Bakaj ishte autori i golit të dytë në këtë sfidë që ishte i 6-ti për të në këtë sezon dhe i 4-ti në Kupë. Bakaj realizoi golin që i çoi shifrat në 2-1 ndërkohë që koha e rregullt ashtu si edhe ndeshja e parë mes Shakhtyor Soligorsk dhe Isloch Minsk përfundoi në barazim 2-2 dhe u desh koha shtesë aty ku skuadra e Bakajt fitoi me rezultatin 4-2 dhe u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Bjellorusisë ku do të sfidojë Vitebsk dhe ka shanse të shkëlqyera për ta fituar.



