Ligue 1

Bakambu dhe Milik i japin fitoren Marsejës në fushën e Metzit

Olimpiku i Marsejës ruan hapin e kryesuesve të PSG-së në Ligue 1. Në sfidën që uli siparin e javës së 24-t të kampionatit francez, skuadra e drejtuar nga argjentinasi Jorge Samapoli fitoi 1-2 përballë Metz.

Bakambu i dha epërsinë fillestare Marsejës në pjesën e parë, me konkretisht në minutën e 26-të, por vendësit ia dolën të kthenin ekuilibrin në rezultat në minutën e 52-të me Maigan. Por nuk ishte e thënë që Metzi të fitonte pikë në këtë sfidë, pasi në të 82-të polaku Milin shënoi golin e fitores për Marsejën, që ruan kështu pozitat e saj të forta në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Metzi mbetet në vendin e parafundit me vetëm 20 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Bordeaux, që mbyll tabelën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency