Futboll

Balaj dhe Lenjani gjejnë golat kuqezi në Europë, Edy Reja mban shënime!

Bekim Balaj dhe Emir Lenjani bëhen protagonistë duke u dhënë fitoret skuadrave të tyre respektivisht në Zvicër dhe Austri dhe mbi të gjitha duke i dhënë sinjale të mira trajnerit të kuqezinjëve Edy Reja vetëm pak orë nga grumbullimi i kombëtares shqiptare për takimet e rradhës ndaj Francës dhe Islandës. Lenjani shënoi golin e vetëm në fitoren 0-1 të Sionit ndaj Thun në transfertë. Një gol i bukur me parabol i kuqeziut që vlejti 3 pikë për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 2-të për 30-vjeçarin shqiptar që është aktivizuar në të 6-ta ndeshjet që ka zhvilluar Sioni në kampionat.

Ndërkohë Bekim Balaj pas golit të në debutim rezultoi deçiziv me Sturm Graz në javën e 6-të të kampionatit austriak duke realizuar dy herë në transfertën ndaj Altach dhe duke i dhënë fitoren 1-2 Sturmit që u ngjit në kuotën e 12 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 4-t. Këto 2 gola mund ta ndihmojnë Balajn për të qenë titullar në transfertën që Shqipëria do të zhvillojë ndaj kampionëve të botës të Francës, të shtunën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency